Aktualitet

Koronavirusi/ Këto janë vendet më të sigurta në botë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:23 - 15/04/20 |
mapo.al

Izraeli renditet i pari në listën e vendeve më të sigurta në pandeminë COVID-19, sipas rezultateve të një studimi të kryer nga konsorciumi Deep Knowledge Group.






Sipas rezultateve të publikuara, Australia, Kina, Zelanda e Re, Singapori dhe Japonia gjithashtu u renditën në dhjetëshen e parë.






Konsorciumi gjithashtu bëri një listë të vendeve që janë më të rrezikuar sot. Italia, Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Spanja, Franca hynë në pesë të parat. Ata ndiqen nga Suedia, Irani, Ekuadori, Filipinet dhe Rumania. Rusia renditet e 12-ta në listë.



Gjatë formimit të listës, analistët i kushtuan vëmendje informacionit: kur hynë në fuqi kufizimet e lëvizjes, gjatësia e karantinave, rastet e shkeljes së tyre, si dhe masat e mbështetjes ekonomike të shteteve.



Autorët e studimit gjithashtu i kushtuan vëmendje nëse ka qasje të gjerë në testime në këto vende, si dhe sasitë e burimeve të sistemeve shëndetësore dhe masave të tjera të jashtëzakonshme të prezantuara nga shtetet.

1


Etiketa: , , ,

Pas