Tuesday, July 19, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Koronavirusi, konfirmohet prania e variantit “Delta” në Shqipëri

by mapo.al
25/07/2021
in Aktualitet, Kryesore, Shëndeti
0

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se, në vijim të procesit të monitorimit të situatës së Pandemisë COVID-19 nga Instituti i Shëndetit Publik, pjesë e së cilës është dhe monitorimi për variantet qarkulluese, nga kampionet e dërguara në Institutin e Virologjisë – Charite në Berlin të Gjermanisë, ku u krye analiza e thellë gjenetike e sekuencimit të gjenomës së virusit në këto kampione, rezultoi varianti Delta B.1.617.2.

Konfirmimi i qarkullimit të variantit Delta në Shqipëri, i dyshuar nga sinjalet laboratorike dhe tashmë i konfirmuar nga Laboratori i Referencës në Berlin, përkon dhe me rritjen e infektimeve në 2 javët e fundit në vendin tonë.

MSHMS apelon qytetarët të vaksinohen në qendrën më të afërt të vaksinimit, në qendër shëndetësore, qendrat e vaksinimit masiv apo me njësitë lëvizëse.

Vaksinimi, shpëton jetë! Vaksinat veprojnë, ato reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Varianti Delta i infeksionit Sars-Cov2 është varianti më i transmetueshëm, ndaj respektimi i masave të distancimit fizik, vendosja e maskave në ambientet e brendshme dhe higjena, janë thelbësore për kufizimin e përhapjes së virusit.

Ministria e Shëndetësisë i drejtohet të gjithë qytetarëve të zbatojnë rigorozisht masat parandaluese:

“Vetëkarantinimin paraprak në rastet kur keni shenja të virusit Covid19 apo nëse keni patur kontakte me persona të konfirmuar me këtë virus.

Ftojmë qytetarët të kontaktojnë menjëherë me mjekun e familjes për çdo dyshim dhe të zbatojnë udhezimet e mjekut për protokollin e ndjekjes dhe trajtimit. Për çdo emergjencë shëndetësore kontaktoni në numrin unik 127 me Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore.

Edhe një herë, Ministria e Shëndetësisë apelon për vaksinim masiv, për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Aktualisht në Shqipëri janë kryer 1,134,085 vaksinime, nga të cilat, 496,714 mijë qytetarë janë vaksinuar me të dy dozat e vaksinës anticovid. Edhe sot vijon vaksinimi i hapur për çdo qytetar +18 vjeç në qendrat e vaksinimit kudo nëvend, deri në orën 8 të mbrëmjes”.

Tags: Covid-19Koronavirusiministria e shendetesiseVarianti Delta

JU SUGJEROJME

Hapja e negociatave, Kovaçevski: Jemi gati për BE-në, do të ruajmë autencitetin tonë
Aktualitet

Hapja e negociatave, Kovaçevski: Jemi gati për BE-në, do të ruajmë autencitetin tonë

19/07/2022
Bundestagu, ka kritere të papërmbushura: Rama t’i zbatojë reformat me guxim
Aktualitet

Bundestagu, ka kritere të papërmbushura: Rama t’i zbatojë reformat me guxim

19/07/2022
Hapja e negociatave, Rama ia dedikon suksesin ish-kancelares gjermane: Pa të, nuk do të ishim sot këtu
Aktualitet

Hapja e negociatave, Rama ia dedikon suksesin ish-kancelares gjermane: Pa të, nuk do të ishim sot këtu

19/07/2022
BE hap negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Von der Leyen: Sukses i popullit tuaj
Aktualitet

BE hap negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Von der Leyen: Sukses i popullit tuaj

19/07/2022
Next Post
Ia la kolegut autobusin 30 minuta para aksidentit, shoferi që humbi jetën/ FOTO

Ia la kolegut autobusin 30 minuta para aksidentit, shoferi që humbi jetën/ FOTO

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • Hapja e negociatave, Kovaçevski: Jemi gati për BE-në, do të ruajmë autencitetin tonë
  • Bundestagu, ka kritere të papërmbushura: Rama t’i zbatojë reformat me guxim
  • Hapja e negociatave, Rama ia dedikon suksesin ish-kancelares gjermane: Pa të, nuk do të ishim sot këtu
  • BE hap negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Von der Leyen: Sukses i popullit tuaj
  • Fundi i një frustrimi, fillimi i një ere të re



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In