Koronavirusi, kriza, gërnjari dhe propozuesi

Kjo e koronavirusit është kriza e dytë e madhe që kalon vendi, bashkë me tërmetin e 26 nëntorit, që na ka vënë të gjithëve në provë.

Po sytë e publikut janë shpesh me të drejtë tek sjellja e udhëheqësve.



Edhe pse është koha e mjekëve dhe specialistëve, zgjidhjet e mëdha vijnë nga politika.

Ndaj dhe këto ditë po shohim një përballje të fortë mes kryeministrit dhe kryetarit të opozitës.

Dhe cdo ditë, po dëshmohet qartazi se Lulzim Basha po e fiton këtë debat.

Stili i tij propozues, paketat konkrete që ka paraqitur, zgjidhjet që ka ofruar, janë të paqortueshme dhe kanë rrokur një konsensus të gjërë në publik.

Basha ka argumentuar prej ditës së parë një sërë masash për njerëzit, dukshëm pa rënë në joshjen e përfitimit politik.

Kreu i opozitës është shfaqur njeri me ide dhe insistues për zbatimin e tyre. Kjo edhe nëse eventualisht prej realizimit të tyre, mund të përfitonte kredite qeveria. Po ai e thekson bindshëm që kjo bëhet për qytetarët, kryeministrat shkojnë e vijnë.

Nga ana tjetër, kemi Ramën që njësoj si cdo ditë tjetër që ka falur perendia, mendon se do ta kapërxejë këtë me batuta, shpoti, tallje dhe sulme ndaj opozitës, dhe rrahje gjoksi, se këtë e di unë, dhe vetëm unë.

Masat e marra nuk janë ide, as projekte apo platforma të mirëmenduara. Janë veprime dite nën trysni, që edhe pse të duhurat, në thelb fshehin pamundësinë e sistemit për të përballuar krizën. Në këto kushte, është shumë më efektive të mbyllësh popullin brenda, se sa potencialisht ti shërbesh atij në spitale.

Më interesantja është se këto kufizime drastike, lideri i opozitës i ka mbështetur që në krye, madje duke ftuar qytetarët t’i respektojnë ato. Kjo ka krijuar një befasi në publik dhe ka gjeneruar simpati për Bashën. Kriza së pari është humanitare dhe shëndetësore, por shpejt do shihet se ajo do zmadhohet nga tronditja e rëndë e ekonomisë, apo nga pasojat e forta që mund të sjellë kjo situatë tek të varfërit.

Në këtë drejtim, Basha ka kohë që propozon zgjidhje. Rama për disa ditë bëri lexuesin e horoskopit nga vila e tij në Surrel, ose mjekun popullor.

Në sytë e publikut diferenca është e qartë.

Kemi nga njëra anë kryeministrin që nuk përton të jetë arrogant as në ditët e kiametit, gërnjar po ashtu, po që heziton të ndërmarrë zgjidhje të mëdha. Më anë tjetër, kemi liderin e Opozitës që ofron zgjidhje, që del si alternativa e kapërximit të krizës.

Kreditet për Bashën janë konfirmuar tashmë nga një segment përtej demokratëve. Jo më larg se pak minuta më parë, kur këtë e tha hapur edhe gazetarja Ilva Tare, pas intervistës që i mori.

Mapo.al


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252