Aktualitet

Koronavirusi – Mbi 304 të vdekur, 14 mijë të infektuar








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:34 - 02/02/20 |
mapo.al

Zyrtarët kinezë në provincën qendrore Hubei, bënë të ditur të shtunën se të paktën 304 persona kanë vdekur dhe më shumë se 14,000 rezultojnë të infektuar nga koronavirusi. Të dielën u njoftua rasti i parë i vdekjes jashtë Kinës, në Filipine.


Australia, Japonia dhe Singapori kanë njoftuar kontrolle të rrepta ndaj të udhëtarëve të huaj, të cilët kanë qenë kohët e fundit në Kinë. SHBA njoftoi më herët kufizime të ngjashme dhe shpalli gjendjen e emergjencës shëndetësore. Masa të ngjashme ka njoftuar edhe Izraeli, Malajzia, Mongolia dhe Filipinet.


Tajvani gjithashtu njoftoi kufizime të fluturimeve të shtunën. Të shtunën, sekretari i Mbrojtjes Mark Esper miratoi një kërkesë të Departamentit të Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore për të ndihmuar në strehimin e 1 mijë personave që mund të kenë qenë të ekspozuar ndaj koronavirusit dhe që duhet të vendosen në karantinë pas mbërritjes në SHBA.


“Zyrtarët e Departamentit të Shëndetit kërkuan nga Departamenti i Mbrojtjes që të sigurojë disa lehtësira për të strehuar të paktën 250 vetë në dhoma individuale deri më 29 shkurt, 2020”, thuhej në deklaratën e Pentagonit. Të gjithë personat duhet të mbahen për 14 ditë në karantinë, kohëzgjatja e periudhës së inkubacionit për virusin.


Në deklaratë thuhej se Departamenti i Mbrojtjes “do të sigurojë vetëm mbështetje për strehimin, ndërsa Departamenti i Shendetësisë do të jetë përgjegjës për të gjithë kujdesin, transportin dhe sigurinë e evakuuarve“.


Nëse do të jetë e nevojshme do të përdoren katër objekte ushtarake, dy në Kaliforni, një Kolorado dhe një në Teksas.

LEXO EDHE: 

Shënohet viktima e parë nga koronavirusi jashtë Kinës


Etiketa: ,

Pas