Aktualitet

Koronavirusi/ Mënyra e veçantë e Zvicrës për të sjellë shpresë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:30 - 29/03/20 |
mapo.al

Në një kohë kur bota është gjunjëzuar nga koronavirusi, një mesazh shprese, solidariteti dhe mbështetjeje vjen në një mënyrë të pazakontë nga Alpet e Zvicrës.


Autoritetet zvicerane kanë vendosur të ndriçojnë malin Matterhorn, duke angazhuar artistin e dritave Gerry Hofstetter. Ky i fundit mundëson çdo mbrëmje fjalë dhe imazhe inkurajuese.



Shfaqja e tyre do të zgjasë deri më 19 prill, në të njëjtën datë të synuar për përfundimin e masave të bllokimit.


Ndërkohë, restorantet, baret, dyqanet, pistat e skive dhe trenat turistikë në Zermatt dhe në të gjithë Zvicrën janë mbyllur, në një përpjekje ndërkombëtare për të kapërcyer shpërthimin e pandemisë Covid-19.

Zvicra numëron deri më tani mbi 10,700 raste të koronavirusit, me 161 vdekje.

/fjala.al/


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas