Aktualitet

Koronavirusi, mjeku Tritan Kalo: Mos përdorni antibiotikë, ja si shërohesh nga COVID-19





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:38 - 30/03/20 |
mapo.al

Mjeku Tritan Kalo, në një postim në “Facebook”, thotë se duhet të respektohen këshillat e mjekëve në rastin e COVID-19, si edhe ka bërë thirrje që të mos përdoren antibiotikë dhe antibakterialë pasi nuk janë antiviralë.


Kalo thotë se “Vetëizolimi, distancimi social, higjiena vetjake dhe kolektive, ajrimi i mjedisit ku jetojmë, ushqimi sa më i variueshëm dhe rehidrimi i mjaftë, janë treguar mëse të efektshme në raste të tilla, si në ndërprerjen e transmetimit po ashtu edhe në vetëshërimin e rasteve jo simptomatike ose me siptoma minimale”


Postimi i plotë:


Vetëm 1 në 6 persona të prekur nga Sars-Cov2, shkaktari i Covid-19 kanë shenja të evidentueshme klinike, çka e bën të nevojshme një konsultë mjeksore…..Vetëizolimi, distancimi social, higjiena vetjake dhe kolektive, ajrimi i mjedisit ku jetojmë, ushqimi sa më i variueshëm dhe rehidrimi i mjaftë, janë treguar mëse të efektshme në raste të tilla, si në ndërprerjen e transmetimit po ashtu edhe në vetëshërimin e rasteve jo simptomatike ose me siptoma minimale….Vetëm një pjesë e tyre mundet të marin mjekim ose të adresohen për asistencë spitalore…


Skema e këtij mjekimi nuk është standarte, në mungesë të një mjekimi specifik anti-Covid19….Në ndihmë ne na vinë eksperiencat praktike të mjekëve në Kinë, Kore, Iran, Itali, Spanjë, Gjermani, SHBA, Angli e gjetkë, por edhe ato të gjykuara e të modifikuara rast pas rasti….Antibiotikët/Antibakterialët nuk janë karamele që po përdoren në shumicë Ambulatorisht si dhe të kombinuara jo si duhet…..

Janë antibakterialë dhe jo anti viralë…..Të mos harrojmë se ANTI-BIOS = Kundër Jetës….Nga bisedat me kolegë e të sëmurë kam mbërritur këto ditë në përfundimin se, tashmë janë shpalosur plotësisht shumica e efekteve anësore të këtyre produkteve farmaceutike….Nëse nuk janë të domozdsohmë përse po përshkruhen ato???….Me durim dhe besim reciprok ne së bashku do tia dalim mbanë!!!!”, shkruan Tritan Kalo.


Etiketa: , ,

Pas