Aktualitet

Koronavirusi në botë, mbi 700 mijë viktima, përhapje e frikshme në SHBA








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:17 - 05/08/20 |
mapo.al

Mbi 700 mijë vetë kanë humbur jetën nga Covid-19 që prej shpërthimit të pandemisë, sipas të dhënave të fundit të universitetit “Johns Hopkins”.


Shtetet e Bashkuara mbeten vendi më i prekur, me mbi 156 mijë humbje jetësh, të ndjekura nga Brazili, Meksika, Britania e Madhe dhe India.


Ekspertët e Shëndetësisë në SHBA thonë se koronavirusi është përhapur më shumë se kurrë më parë, duke prekur jo vetëm zonat urbane dhe rurale, por edhe ishujt e largët.


Hawai dhe Porto Riko regjistruan shifra rekord sa i përket rasteve ditore. Në rang kombëtar mesatarja 7 ditore është rreth 60 mijë infektime të reja, ndërsa vdekjet janë mbi 1 mijë në ditë. Ndërkaq, vendet që kryesonin listën e shpërthimeve të reja në verë, Kalifornia, Teksas, Arizona e Florida po përjetojnë një rënie të lehtë të rasteve.


Shteti australian i Victorias shënoi një tjetër rekord të shifrave ditore, disa ditë pasi shtrëngoi masat e kufizimit për të frenuar sëmundjen. 725 infektime të reja dhe 15 vdekje u konfirmuan në atë që u cilësua si dita më e keqe në këtë shtet. Numrat u rritën në prag të një vale të re kufizimesh në Victoria që do të hyjnë në fuqi në mesnatë.


Australia ishte mes vendeve që e kishin menaxhuar më mirë pandeminë, por që prej muajit qershor situata në Victoria është përkeqësuar ndjeshëm.

Ndërkaq në një raport të deputetëve britanikë thuhet se përhapja e koronavirusit në vend do të ishte frenuar më herët nëse masa e karantinimit të udhëtarëve nga jashtë, do të ishte zbatuar më herët. Sipas raportit mijëra të infektuar kanë hyrë në vend, ditët para izolimit


Etiketa: ,

Pas