Aktualitet

Koronavirusi në Brazil s’kursen as presidentin, Bolsonaro: Kam simptoma





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:10 - 07/07/20 |
mapo.al

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro ka shfaqur simptoma të koronavirusit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai për CNN Brasil.


Bolsonaro ka qenë skeptik për sa i përket pandemisë, duke i vonuar masat dhe izolimin. Teksa duket se po i vuan vetë pasojat e koronavirusit. Pas një radiografie mushkërish, ai i është nënshtruar testit dhe është në pritje të përgjigjes.


Presidenti 65-vjeçar ka deklaruar se ka pasur temperaturë 38 gradë dhe po trajtohet me hidroksiklorinë. Për shkak të simptomave të ngjashme me ato të Covid-19, axhenda e tij për këtë javë është anuluar. Megjithatë, Bolsonaro ka thënë se ndihet mirë.


Në mars, presidenti i është nënshtruar tamponit 3 herë, por ka rezultuar negativ. Brazili është një nga shtetet më të prekura nga pandemia, me më shumë se 1.6 milionë raste.



Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas