Aktualitet

Koronavirusi në Britani, thirren 65 mijë doktorë dhe infermierë të dalë në pension





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:48 - 20/03/20 |
mapo.al

Pasi e neglizhoi rrezikun për javë me radhë, qeveria britanike po mobilizon të gjithë stafin mjekësor të vendit për të përballuar krizën me koronavirusin.


Këto ditë, 65 mijë doktorë dhe infermierë të dalë në pension janë njoftuar t’i bashkohen sërish forcës punëtore pasi fluksi i të infektuarve po rritet.


Vendi tani raporton rreth 3,200 të prekur dhe gati 140 viktima në javët e fundit, raport vdekshmërie ky nga më të lartët në botë, pas Italisë, Iranit dhe Spanjës.


Sipas parashikimit më katastrofik të autoriteteve, pa marrjen e masave drastike do të rrezikonin jetën gati 250 mijë qytetarë të tjerë.


efekt

“Në gjykimin tonë, po të shohësh edhe botën përreth, nuk duket realiste ideja se kemi për ta mposhtur plotësisht këtë virus, edhe pse jo teorikisht e pamundur,” shpjegon këshilltari i kryeministrit Boris Xhonson.

Nga e premtja në të gjithë vendin janë mbyllur shkollat dhe është paralajmëruar izolim i plotë i vendit nëse qytetarët nuk e shpërfillin urdhrin për distancim fizik dhe social me njëri-tjetrin.

Ushtria është vënë në dijeni për rritjen e gatishmërisë nga muaji i ardhshëm, operatorët hekurudhorë do pakësojnë udhëtimet, ndërsa vetë qeveria shprehet se vala e rrezikut mund të kalojë për 3 muaj nëse do të ketë bashkëpunim.

Apelin për optimizëm e përsëriti të enjten edhe mbretëresha britanike 93-vjeçare, Elizabeta e Dytë, kur i kërkoi qytetarëve të përgatiten dhe të luajë secili rolin e vet për objektivin e përbashkët.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas