Britania njofton se rritjet e infeksioneve do të vazhdojnë dhe është e nevojshme që spitalet të sigurojnë shtretër shtesë, por edhe të krijohen njësi izolimi në të cilat pacientët COVID-19 mund të shërohen, duke liruar hapësirë në pavijone për ata që kanë më shumë kujdes.
Rreth 10 milionë britanikë priten t’u nënshtrohen rregullave të rinj të izolimit të njoftuar nga qeveria, por edhe qytete si Liverpool pas disa ditëve do t’u nënshtrohet masave të njëjta.
Baronesha Harding, kreu i Testimit dhe Gjurmimit në NHS , tha se rreth 1 milion persona po aplikojnë për 230 000 teste që janë në dispozicion.
Matt Hancock, Sekretari i Shëndetësisë, po planifikon të miratojë një sistem kombëtar “semafor” për të vendosur bllokim e rajoneve që shohin shtim të theksuar të rasteve me COVID-19.
Në 24 orët e kaluara në Britani janë konfirmuar 3395 persona të infektuar dhe 21 viktima ndërsa në Anglinë veriore shihet një rritje e madhe e rasteve pozitiv me koronavirus.