Rastet e koronavirusit të regjistruara në Europë që nga nisja e pandemisë i kanë tejkaluar 25 milionë.
Të dhënat u raportuan nga AFP, sipas së cilës 52 vendet e kontinentit, përfshirë zonat e Rusisë dhe Kaukazit, përbëjnë zonën më të prekur nga virusi në botë, përpara Amerikës së Veriut.
Po ashtu, Europa ishte gjithashtu e para që kaloi kufirin e gjysmë milioni vdekjeve në 17 dhjetor.
Ditën e djeshme, Italia tejkaloi numrin e mbi 2 milionë personave të infektuar që nga nisja e pandemisë.