Aktualitet

Koronavirusi në Fier/ 11 të infektuarit e morën virusin në plazh e dasma, pozitiv edhe një futbollist








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:31 - 11/08/20 |
mapo.al

Në ditën e sotme në qarkun e Fierit janë raportuar 12 raste të reja me Covid-19 nga Ministria e Shëndetësisë.


Mësohet nga burime në media se rastet e reja në 24 orët e fundit e kanë marrë infeksionin në dasma dhe në plazhe, të cilat kanë qenë dy aktivitetet më të zhvilluara së fundmi.


Ndërkaq raportohet se është infektuar edhe një futbollist 30 vjeç, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, por mësohet se është pjesë e EKIPIT “Albpetrol. Ai dyshohet se e ka marrë virusin në Tiranë.


Ministria e Shëndetësisë raportoi se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 5 pacientë me Covid në vendin tonë, 2 prej të cilëve pa sëmundje shoqëruese.


Ndërkaq janë regjistruar 140 raste të reja me Covid, numri më i lartë që nga fillimi i pandemisë. Nga këto 72 raste janë në Tiranë, e cila vijon të jetë një vatër e nxehtë.

 


Etiketa: , ,

Pas