Aktualitet

Koronavirusi në Greqi, vetëm 10 raste të reja në 24 orë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:18 - 29/04/20 |
mapo.al

Greqia iu rikthye sërish bilanceve pozitive për sa i përket rasteve dhe viktimave me COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit në vend u regjistruan vetëm 10 raste të reja ku në total janë 2,576 të prekur.


Këtë të mërkurë është regjistruar vetëm 1 viktimë duke e çuar numrin total në 139. Ministri i Shëndetësisë Tsiodras bën me dije se 41 pacientë janë të intubuar, ndërsa 71 të tjerë kanë lënë rradhët e terapisë intensive.


Nga të gjithë të infektuarit, 55.7 përqind janë meshkuj dhe pjesa tjetër janë femra. Ndërkohë 589 prej tyre kanë pasur histori udhëtimi jashtë vendit ndërsa 1,268 kanë pasur kontakte me të infektuarit.


Deri më tani në të gjithë vendin janë kryer 72,130 tampone. Gjatë konferencës për shtyp, Tsiodras theksoi dhe njëherë rëndësinë e mbajtjes së maskave, sidomos në vendet e mbyllura për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit.


Ai paralajmëron se përdorimi i maskave të thjeshta kirurgjikale nuk është efektive. Një maskë e thjeshtë e bërë me një rrobë në shtëpi është shumë herë më e mirë për të qëndruar të sigurt.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas