12 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Itali, në 24 orët e fundit. Në total numri i viktimave ka shkuar në 34 938, që nga fillimi i pandemisë.
Numri i të shëruarve në Itali brenda një dite është 295, ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 194 273
Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 276 raste të reja pozitive për një total prej 242.639
Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 6 viktima nga koronavirusi dhe 135 raste të reja të pozitivitetit Covid. Ky rajon mbetet ende vatra kryesore e virusit në Itali.
1
Etiketa: itali, Koronavirusi, viktimat