Aktualitet

Koronavirusi në Itali/ 15 viktima në 24 orët e fundit, Bergamo në ‘paqe’





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:18 - 08/07/20 |
mapo.al

Italia ka shënuar një ulje të numrit të personave që humbën betejën me koronavirusin në 24 orët e fundit.


Sipas Mbrojtjes Civile, në Itali u regjistruan 15 viktima, nga 30 që ishin një ditë më parë.


Të infektuarit e rinj janë 193, pjesa më e madhe e të cilëve banojnë në Lombardi dhe Emilia Romagna.


Nga Bergamo vjen lajmi më i mirë i ditës së sotme, ku nuk raportohet më asnjë person i shtruar në terapinë intensive të spitali “Papa Giovanni XXII”, 137 ditë pas rastit të parë.


Që nga nisja e pandemisë në Itali kanë humbur jetën 34,914 persona ndërsa të infektuarit janë mbi 240 mijë.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas