Autoriteti i Mbrojtjes Civile në Itali raportoi këtë të Mërkurë 187 raste të reja me koronavirus dhe 21 viktima, në 24 orët e fundit.
Ditën e djeshme, numri i viktimave ishte 23 numri dhe 142 ai i rasteve të reja.
Shifrat vijojnë të mbeten normale në Itali, ku Lombardia ka numrin më të lartë të infektimeve.
Në total, nga shfaqja e Covid-19, janë 240 760 personat e infektuar në Itali. ku në Maj-Qershor shifrat kanë ardhur në ulje
Ndërkohë, rastet aktive me koronavirus në vendin fqinj janë gjithsej 15 255, ku sërish Lombardia ka shifrat më të larta.