Rritet lehtë numri i rasteve me koronavirus në 24 orët e fundit në Itali. Janë 249 raste të reja, në krahasim me 233 një ditë më parë, ndërsa në total numri ka kapur shifrën 244.216 të infektuar.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 14 viktima nga koronavirusi (11 ishin ditën djeshme), për një total prej 35,042 që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.
Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 323 ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 196 806
Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 10 viktima nga koronavirusi për një total prej 16 788 vdekje, si edhe 88 raste të reja me Covid, shifër që e rrit në 95 459 numrin e të infektuarve që nga fillimi i pandemisë.