Aktualitet

Koronavirusi në Itali – Mbi 20 mijë raste të reja, bie numri i viktimave














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:20 - 07/03/21 |
mapo.al

Italia ka regjistruar sot 20765 të infektuar të rinj me koronavirus, shifër kjo në ulje nga dita e djeshme, ashtu si edhe më e dukshme është ulja e viktimave, 207 sot kundër 307 të 24 orëve më parë. Por numri i testimeve i reduktuar e bën më të lartë nivelin e pozitivitetit, që sot ka shkuar në 7.6%.





Lombardia me 4397 dhe Emilia Romanja me 3056 vijojnë të jenë rajonet më të goditura, të ndjekura nga Kampania dhe Piemonte, rajone këto që kanë filluar të marrin masa më të ashpra për parandalimin e përhapjes së virusit, që në Itali me shumë gjasa ditën e nesërme do të kalojë pragun e errët të 100 mijë viktimave.


Ndërkohë, nga dita e nesërme shkollat do të mbyllen pothuajse në të gjitha këto rajone, por edhe në rajone të tjera aty ku ka raste vatrash infeksioni më shqetësuese.

Lexo edhe :  Kosovë- Bien viktimat, 498 raste të reja me koronavirus në 24 orë



Ndaj qeverisë Draghi presionet po bëhen dita ditës më të forta për të shtrënguar masat deri në  mbyllje totale, të paktën për një periudhë të shkurtër, për të ndërprerë vrapin pandemik, vendim ky që gjithsesi do të kishte kosto ekonomike tejet të vështira për t’u mbuluar.


1



Etiketa: , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas