Aktualitet

Koronavirusi në Itali – Rritet numri i infektimeve, 192 viktima në 24 orë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:04 - 28/02/21 |
mapo.al

Janë regjistruar 17,455 raste të reja me koronavirus në Itali, nga 257,024 tamponë të kryer. Shkalla e pozitivitetit qëndron në 6.8%, një pikë më shumë se 5.86% e djeshme.





Në 24 orët e fundit, ka pasur 192 vdekje, për një total prej 97,699 që nga fillimi i pandemisë.


Në 24 orët e fundit janë 6,847 persona të shëruar dhe që kanë lënë spitalin, ndërsa pranimet e përgjithshme janë 18,638 nga 62,634 shtretër (për një normë të shfrytëzimit prej 29,8%).




Sa i përket vaksinave, në 24 orët e fundit janë vaksinuar 92,074 persona me dozat e para dhe 9,815 persona me dozat e dyta.


Popullsia e vaksinuar rritet në 2.32% të totalit dhe me këtë ritëm, 10% e italianëve do të rezultojnë të vaksinuar pas katër muajsh e 23 ditësh, pra më 21 korrik.

Lexo edhe :  Horror në Itali, shqiptari vret me çekiç gruan në sy të fëmijëve (EMRAT)

1


Etiketa: , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas