Aktualitet

Koronavirusi në Itali – Rritje të viktimave dhe mbi 19 mijë raste të reja














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:21 - 01/12/20 |
mapo.al

Sot në Itali u testuan rreth 180 mijë tamponë, që rezultuan në 19.350 raste pozitive ndaj COVID-19. Një bilanc në rritje nga dita e djeshme, por që e parë përgjatë dy javëve të fundit jep një ecuri që shkon drejt uljes. “Situata është në përmirësim, por kjo nuk do të thotë se është qetësuese”, deklaruan autoritetet e Ministrisë së Shëndetësisë.






Bilanci i viktimave mbetet tejet i rëndë, me 785 të vdekur kundër 672 të 24 orëve më parë, por lajme të mira vinë nga rënia e shifrave të shtruarve dhe terapive intensive.


Ndërkohë, një raport i fundit tregon shqetësim për situatën e përhapjes së pandemisë në burgje. Më shumë se 1 mijë raste janë ato të evidentuar, që përfshinë të burgosurit por edhe rojet dhe personelin shëndetësor në strukturat e burgjeve, veçanërisht ato në Lombardi dhe Kampanja.

Lexo edhe :  Koronavirusi - 51 të infektuar, 3 të vdekur dhe 834 të shëruar në 24 orë




1





Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas