Aktualitet

Koronavirusi në Itali/ Situata nuk stabilizohet, 616 viktima në 24 orë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:37 - 12/01/21 |
mapo.al

Në Itali, gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 14.242 persona dhe janë regjistruar 616 viktima.



Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve po ashtu edhe ai i viktimave është rritur, pasi dje ishin 12.532 raste të reja dhe humbën jetën 448.


Numri total i infektimeve nga koronavirusi ka shkuar 2,303,263, ndërkohë që numri i viktimave është 79,819 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.



Vaksinimi i qytetarëve në Itali ka nisur më datë 27 dhjetor me Pfizer. Ndërkohë së fundmi Agjencia Evropiane e barnave ka miratuar përdorimin e vaksinës Moderna, e cila ka mbërritur ditën e sotme në Itali.



Pavarësisht masave anti-COVID të ndërmarra nga qeveria si dhe vaksinimit masiv të qytetarëve, ende situata epidemiologjike nuk duket e stabilizuar.

Lexo edhe :  Moisi Habilaj e Nezar Seitaj i ikin policisë italiane, ishin në arrest shtëpie


Etiketa: ,

Pas