Aktualitet

Koronavirusi në Itali/ Ulen vdekjet, rriten rastet e reja





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:18 - 15/07/20 |
mapo.al

Italia vijon të ketë në kontroll koronavirusin, prej më shumë se 1 muaj. Në 24 orët e fundit në Itali kanë ndërruar jetë nga koronavirusi 13 persona, 4 më pak se dje, duke e çuar në 34.997 numrin total të vdekjeve që prej nisjes së pandemisë.


Ndërsa numri i rasteve të reja të konfirmuara me COVID-19 në 24 orë është rritur krahasuar me një ditë më parë.


162 janë personat pozitiv me koronavirus, ndërkohë që dje ishin 114 raste të reja, duke e çuar në 243.506 numrin total të të infektuarve.


Ndërsa në Lombardi e cila është dhe rajoni më i prekur nga virusi në Itali kanë dalë pozitivë 63 raste të reja.



Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas