Kryesore

Koronavirusi në Itali/ Vetëm 7 humbje jete dhe 192 raste të reja





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:16 - 05/07/20 |
mapo.al

Situata me koronavirusin në Itali është duke u përmirësuar. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 7 viktima dhe 192 persona të infektuar me COVID-19.


Sipas autoriteteve shëndetësorë italiane, numri i të infektuarve aktivë është reduktuar nën 15 mijë, konkretisht është 14,642.


Ndërkohë 945 pacientë të infektuar po kurohen në spital, 74 prej tyre janë në terapi intensive.


Numri i të shëruarve nga koronavirusi deri më sot në Itali  është 192,108. Në total, numri i të infektuarve në Itali është 241,611, ndërsa i viktimave 34,861.



Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas