Aktualitet

Koronavirusi në Kosovë – 11 të vdekur dhe 259 raste të reja në 24 orët e fundit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:51 - 18/09/21 |
mapo.al

Në Kosovë vijon të këtë numër të lartë viktimash si pasojë e koronavirusit. Në 24 orët e fundit autoritetet bëjnë të ditur se 11 pacientë të prekur nga koronavirusi kanë humbur jetën.






Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë në bazë të raportit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 259 raste të reja me COVID-19.


Njoftimi i plotë:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 18.555 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.147.803 doza të vaksinës.
Deri më sot 425.551 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 6.630 testime, 259 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 11 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 850 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 144.183.
Në total numri i rasteve aktive është 11.862.

Lexo edhe :  19 viktima dhe rreth 300 infektime në 24 orë, situata e koronavirusit në Kosovë






13






Etiketa: , , , ,

Pas