Aktualitet

Koronavirusi në Kosovë – 15 raste të reja dhe 1 viktimë në 24 orët e fundit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:51 - 20/07/21 |
mapo.al

Në 24 orët e fundit në Kosovë ka humbur jetën një person nga koronavirusi, ndërsa janë konfirmuar 15 raste të reja.






Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë kryer 12,927 doza të vaksinës kundër COVID-19.


Ministria e Shëndetësisë njofton se sot janë shëruar 11 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105,549 që prej fillimit të pandemisë. Në total numri i rasteve aktive është 107.





“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 324.107 doza të vaksinës. Deri më sot 93.551 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 2.144 testime, 15 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes”, thuhet në njoftimin e bërë për media.

Lexo edhe :  Rama thirrje qytetarëve: Vaksinohuni, 'Delta' është variant i rrezikshëm


 



4


Etiketa: , , , ,

Pas