Aktualitet

Koronavirusi në Kosovë – 2 viktima dhe 46 raste të reja në 24 orët e fundit







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:34 - 26/09/20 |
mapo.al

Dy persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Kosovë në 24 orët e fundit, raporton Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Në total, që nga nisja e pandemisë, janë shënuar 619 humbje jete.


Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 560 persona, prej të cilëve janë konfirmuar me Covid-19 vetëm 46 prej tyre, shifra të qëndrueshme këto në Kosovë prej disa ditësh.


Numri total i rasteve në Kosovë, është 15,425, prej të cilave aktive janë vetëm 1641.



Pozitiv edhe numri i të shëruarve, ku në ditën e fundit janë regjistruar 77 të tillë, me 13, 165 raste të shëruar në total që prej fillimit të pandemisë.




Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas