Aktualitet

Koronavirusi në Kosovë, 284 raste në 24 orët e fundit








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:40 - 29/10/20 |
mapo.al

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka raportuar të enjten për 284 persona të infektuar me koronavirusin e ri. Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar 1 vdekje nga sëmundja COVID-19.


Rezultatet e të infektuarve janë në bazë të 1.058 mostrave të testuara. Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 72 pacientë ndërsa raste aktive janë 2.869.


Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë infektuar 18.910 persona, prej të cilëve 674 kanë vdekur, ndërsa 15.367 janë shëruar.



Më herët, Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse në Kosovë ka miratuar Planin për parandalimin dhe kontrollin e COVID-19, i cili është përditësim i Planit për gatishmëri dhe reagim ndaj COVID-19.


Në takimin e Komitetit mori pjesë edhe Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj, i cili ka thënë se “situata aktuale kërkon një angazhim dhe përkushtim shtesë për të kontrolluar situatën, ndërsa Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë do të mbështesin punën e profesionistëve shëndetësor në angazhimin e tyre për gjurmimin e rasteve me COVID-19, testimin e tyre dhe trajtimin klinik”.

Lexo edhe :  "Jeta do të vazhdojë edhe në kushte pandemie", mjeku Tritan Kalo flet për prag pensionin dhe për kritikët

Sipas njoftimit, plani i miratuar ka pesë pjesë: planifikimi dhe parashikimi, minitorimi i situatës dhe vlerësimi i rrezikut, menaxhimi i rrezikut dhe koordinimi, organizimi institucional, hulumtimi dhe reagimi./REL/


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas