Aktualitet

Koronavirusi në Kosovë/ 3 të vdekur dhe 48 raste të reja në 24 orët e fundit








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:29 - 28/09/20 |
mapo.al

Tre persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Kosovë në 24 orët e fundit, raporton Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Në total, që nga nisja e pandemisë, janë shënuar 625 humbje jete.


Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 645 persona, prej të cilëve janë konfirmuar me Covid-19 vetëm 48 prej tyre, shifra të qëndrueshme këto në Kosovë prej disa ditësh.


Numri total i rasteve në Kosovë është 15,520, prej të cilave aktivë janë vetëm 1475.


Pozitiv edhe numri i të shëruarve, ku në 24 orët e fundit janë regjistruar 142 të tillë, me 13,420 raste të shëruar në total që prej fillimit të pandemisë.




Etiketa: , , ,

Pas