Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës raportoi katër humbje jete nga koronavirusi, në 24 orët e fundit.
Rastet e reja u regjistruan 80, nga 566 testime.
32 persona janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në total numrin e të shëruarve në 14 282.
Rastet aktivë janë 1 203.