Aktualitet

Koronavirusi në Kosovë, 47 raste të reja dhe 22 të shëruar në 24 orët e fundit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:09 - 22/06/20 |
mapo.al

47 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në 24 orët e fundfit në Kosovë nga 314 teste të realizuara.


IKSHPK-ja raporton se rastet e reja janë nga: komuna e Prishtinës 18 raste, komuna e Vushtrrisë 6 raste, komuna e Prizrenit 4 raste, komuna e Vitisë 3 raste, komuna e Podujevës 3 raste, komuna e Gjilanit 3 raste, komuna e Lipjanit 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Dragash, Ferizaj, Fushë Kosovë, Gjakovë, Mitrovicë, Pejë, Rahovec dhe Skenderaj.


Gjatë 24 orëve të fundit betejën me Covid-19 e kanë fituar dhe 22 pacientë të tjerë duke e çuar në 1069 numrin total të të shëruarëve.


Në Kosovë janë regjistruar gjithsej 37 viktima nga koronavirusi, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.



Etiketa: , ,

Pas