Aktualitet

Koronavirusi në Kosovë – 6 viktima dhe 392 raste të reja









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:11 - 24/01/21 |
mapo.al

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar  6 viktima si pasojë e COVID-19. Ndërkohë nga 1,618 testime të kryera kanë rezultuar pozitiv 392 qytetarë.



Lajmi i mirë është që në 24 orët e fundit janë shëruar 222 qytetarë.


Njoftimi i plotë:




1618 TESTIME, 222 TË SHËRUAR DHE 392 RASTE ME COVID-19



Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1618 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 392 raste pozitive.


Brenda 24 orëve janë raportuar 6 viktima me SARS CoV-2 pozitiv.

Viktimat janë nga komunat: Gjilan 1 rast (72 vjeç), Kamenicë 1 rast (57 vjeç), Mitrovicë 1 rast (83 vjeç), Prishtinë 1 rast (73 vjeç), Viti 1 rast (51 vjeç), Vushtrri 1 rast (62 vjeç).

Lexo edhe :  Koronavirusi i merr jetën 27-vjeçares nga Berati

Numri total i rasteve pozitive është 58.088.

Ndërsa numri total i viktimave është 1.456.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 222 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 50.953 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.679

 Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 142 raste, Podujevë 34 raste, Prizren 34 raste, Mitrovicë 29 raste, Ferizaj 26 raste, Gjilan 19 raste, Gjakovë 15 raste, Lipjan 15 raste, Vushtrri 11 raste, Fushë-Kosovë 10 raste, Skenderaj 10 raste, Obiliq 7 raste, Drenas 5 raste, Klinë 5 raste, Rahovec 5 raste, Viti 5 raste, Deçan 4 raste, Kaçanik 4 raste, Kamenicë 3 raste, Shtime 3 raste, Malishevë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Dragash, Kllokot, Pejë dhe Suharekë.

 

1


Etiketa: , ,

Pas