Arkiva 2

Koronavirusi në Kosovë – 7 viktima dhe 296 raste të reja








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:11 - 21/01/21 |
mapo.al

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 7 viktima si pasojë e COVID-19.



Ndërkohë që nga 1.569 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 296 qytetarë.


Lajmi i mirë është që në 24 orët e fundit janë shëruar 202 qytetarë kosovarë.




Njoftimi i IKSHPK’së:



202 TË SHËRUAR DHE 296 RASTE ME COVID-19


Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.569 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 296 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 7 vktima me SARS CoV-2 pozitiv.

Viktimat janë nga komunat: Deçan 1 rast (91 vjeç), Ferizaj 1 rast (40 vjeç), Istog 1 rast (73 vjeç), Prizren 1 rast (79 vjeç), Rahovec 1 rast (42 vjeç), Viti 1 rast (72 vjeç), Vushtrri 1 rast (81 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 57.028 raste nga 214.941 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.433 raste të vdekjes.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 202 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 50.184 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.411. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 60 raste, Podujevë 26 raste, Mitrovicë 25 raste, Suharekë 25 raste, Gjilan 18 raste, Vushtrri 18 raste, Ferizaj 16 raste, Gjakovë 16 raste, Prizren 15 raste, Malishevë 12 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Lipjan 9 raste, Deçan 7 raste, Rahovec 7 raste, Pejë 6 raste, Klinë 5 raste, Skenderaj 5 raste, Viti 4 raste, Drenas 3 raste, Graçanicë 2 raste, Istog 2 raste, Obiliq 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash dhe Kaçanik.

16


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas