Aktualitet

Koronavirusi në Kosovë – Asnjë viktimë dhe 7 të infektuar në 24 orë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:54 - 10/07/21 |
mapo.al

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë përditësuar të dhënat e fundit të COVID-19.






Në njoftimin zyrtar, thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 7 persona të infektuar.


Nga krahu tjetër, për fat të mirë, nuk është regjistruar asnjë viktimë.







Në total, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, janë 134 persona pozitivë me COVID.



Njoftimi i plotë:



10 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.741 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 252.938 doza të vaksinës.

Deri më sot 63.529 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.347 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Lexo edhe :  Bllokimi i rrugëve në Veri të Kosovës, Policia ndërhyn me gaz lotsjellës

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 22 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.444.

Në total numri i rasteve aktive është 134.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas