Aktualitet

Koronavirusi në Kosovë – Katër viktima dhe 153 infektime ditore














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:15 - 05/05/21 |
mapo.al

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 153 raste të reja me koronavirus nga 1474 testime të kryera. Brenda kësaj periudhe u raportuan edhe 4 viktima prej komplikacioneve me Covid-19.






Lajmi i mirë është se janë shëruar 310 qytetarë.


Njoftimi zyrtar





310 TË SHËRUAR DHE 153 RASTE ME COVID-19!



Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1.474 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 153 raste pozitive.


Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 1 rast (79 vjeç), Mitrovicë 1 rast (78 vjeç), Prizren 1 rast (83 vjeç), Viti 1 rast (73 vjeç).

Lexo edhe :  Ulet numri i rasteve nga Covid, humbin jetën 4 persona në Kosovë në 24 orë

Numri total i rasteve pozitive është 105.864 raste nga 544.548 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.195 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 310 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 96.322 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.347.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 35 raste, Ferizaj 17 raste, Pejë 14 raste, Gjakovë 13 raste, Kaçanik 11 raste, Gjilan 10 raste, Istog 9 raste, Podujevë 9 raste, Mitrovicë 8 raste, Vushtrri 8 raste, Fushë-Kosovë 4 raste, Klinë 4 raste, Drenas 2 raste, Obiliq 2 raste, Prizren 2 raste, Skenderaj 2 raste, Viti 2 raste, Malishevë 1 rast.

8


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas