Në 24 orët e fundit raportohet se nga 1586 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 253 qytetarë. Ndërkohë me gjithë përpjekjen e mjekëve 2 qytetarë nga Kosova nuk e kanë fituar dot betejën me virusin Covid-19.
Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit numërohen 646 të shëruar duke e çuar kështu numrin total të të shëruarve në 46.259.
Më poshtë njoftimi i plotë i Institutit të Shëndetit Publik në Kosovë:
646 TË SHËRUAR DHE 253 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar kryer gjithsej 1.586 testime nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 253 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 2 viktima me SARS CoV-2 pozitiv.
Viktimat janë nga komunat: Mitrovicë 1 rast (82 vjeç), Prishtinë 1 rast (66 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 53.776 raste nga 197.061 persona me SARS-CoV-2 dhe 1.377viktima.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 646 pacientë duke e çuar kështu numrin total të të shëruarve në 46.259, kurse numri i rasteve aktive është 6.140.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 93 raste, Podujevë 31 raste, Mitrovicë 23 raste, Vushtrri 16 raste, Fushë-Kosovë 14 raste, Viti 11 raste, Gjilan 10 raste, Ferizaj 8 raste, Lipjan 8 raste, Malishevë 7 raste, Obiliq 6 raste, Suharekë 6 raste, Skenderaj 5 raste, Kaçanik 3 raste, Istog 2 raste, Rahovec 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Deçan, Drenas, Gjakovë, Kamenicë, Prizren dhe Shtërpcë.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!