Aktualitet

Koronavirusi në Kosovë/ Vazhdon situata kritike, 12 viktima në 24 orët e fundit








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:20 - 09/08/20 |
mapo.al

Vazhdon situata kritike me koronavirusin në Kosovë ku në 24 orët e fundit  janë raportuar 12 pacientë që kanë humbur betejën me Covid-19 (edhe dje u raportuan po 12 viktima).


Numri në total që prej fillimit të pandemisë në Kosovë ka shkuar në 327 viktima.


Ndërsa numri i të prekurve me koronavirus në 24 orët e fundit është 188 raste të reja.


Numri total i rasteve pozitive shkon në 10.247 raste nga 40.646 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.


Kjo është bërë e ditur nga raporti 24 orës i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas