Aktualitet

Koronavirusi në Mal të Zi/ Shënohet numri më i lartë i viktimave








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:57 - 05/08/20 |
mapo.al

Në Mal të Zi ka pasur 50 raste të reja të koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit dhe 4 persona kanë humbur betejen me COVID-19.


Ky është numri më i lartë i viktimave në një ditë që prej fillimit të pandemisë në vendin fqinj.


Zëvendësdrejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Senad Begiq, tha në konferencën për shtyp se janë testuar 481 persona, si dhe se 163 pacientë ishin shëruar.


Në Malin e Zi,nga fillimi i pandemisë janë regjistruar gjithsej 3,411 pacientë, ndërsa 57 persona kanë vdekur, nga të cilët 48 kanë vdekur në periudhën nga fillimi i qershorit deri sot. Shumica e pacientëve janë në Podgoricë.




Etiketa: , ,

Pas