Situata nga koronavirusi vijon të mbetet e rëndë në Maqedoninë e Veriut, ku vetëm në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 9 persona të prekur me Covid-19.
Ministria e Shëndetësisë në shtetin fqinj ka bërë të ditur se 5 nga viktimat janë nga Shkupi, 2 nga Tetova, 1 nga Ohri dhe 1 nga Gostivari.
Po ashtu, raportohet se në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 90 raste të reja, pasi janë kryer 665 testime.
Deri tani, në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar 5196 persona të prekur me koronavirus, nga të cilët 247 kanë ndërruar jetë, ndërsa 1974 janë shëruar.