Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, janë regjistruar 106 raste të reja me koronavirus, nga 761 testime të kryera.
Rastet janë regjistruar në Shkup-72, Kumanovë-4, Shtip-2, Prilep-5, tetove-3, Manastir-1, Kavadar-4, Gostivar-6, Strumicë-5, Radovish-1, Koçanë-1, Berovë-1 dhe Resnjë-1.
Ndërsa betejën me koronavirusin e kanë humbur 20 pacientë, katër nga Shkupi, një nga Kumanova, një nga Dibra, dy nga Prilepi, dy nga Manastiri, një nga Ohri, një nga Kavadari, tre pacientë nga Gostivari, një nga Kriva Pallanka, një nga Krusheva, një nga Vallandova dhe dy nga Negotina.