Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, informon se në 24 orët e fundit janë kryer 3.200 teste, ndërsa janë regjistruar 1.237 raste të reja me COVID-19.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 39 viktima nga koronavirusi, ndërsa 748 persona janë shëruar.
Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me koronavirus që nga fillimi i pandemisë është 52.449.
Qeveria maqedonase zyrtarisht ka vulosur sot vendimin e shpalljes së gjendjes së krizës për 30 ditë.
Kjo masë vjen prej shifrave të larta nga koronavirusi.
Harta e të prekurve – Në Shkup- 506, Kumanovë-34, Shtip-55, Prilep-91, Tetovë-51, Strugë-31, Veles-67, Manastir-30, Ohër-26, Kavadar-31, Gostivar-75, Gjevgjeli-23, Strumicë-38, Kriva Pallankë-8, Radovish-11, Krushev-12, Koçan-15, Probishtip-3, Demir Hisar-7, Makedonski Brod-4, Berov-1, Vallandov-6, Vinicë-3, Dellçev-2, Kratov-5, Sveti Nikollë-24, Kërçovë-36, Resnjë-13, Negotin-29.
Harta e viktimave – (73, 84, 63, 61, 83, 38, 77, 76, 62 dhe 76), një nga Kumanova (76), një nga Shtipi (51), tre pacientë nga Prilepi ( 71, 57 dhe 56), një nga Tetova (65), gjashtë nga Velesi (76, 59, 81, 63, 81 dhe 85), pesë nga Manastiri (68, 65, 44, 76 dhe 69), dy nga Ohri ( 54 dhe 63), gjashtë pacientë nga Strumica (72, 85, 71, 54, 77 dhe 71), një nga Krusheva (44), një nga Koçani (67), një nga Kërçova (67) dhe një pacient nga Negotina (67).
LEXO EDHE:
Maqedoni e Veriut – Shpallet gjendja e krizës nga pandemia për 30 ditë