Aktualitet

Koronavirusi në Maqedoninë e Veriut/ 4 viktima dhe 200 të infektuar në 24 orët e fundit








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:53 - 08/08/20 |
mapo.al

Në Maqedoninë e Veriut, Ministria e Shëndetësisë raportoi këtë të shtunë për 4 pacientë të vdekur dhe 200 të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit.


Rastet e reja pozitive u konfirmuan nga një numër i përgjithshëm prej 1828 të testeve.


Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve ka regjistruar 15 pacientë të shëruar.


Sipas të dhënave të fundit, numri i personave të vdekur me sëmundjen Covid-19 ka arritur në 523.


Që nga fillimi i pandemisë, në vendin fqinj me Covid-19 jani diagnostikuar gjithsej 11,754 persona.


Prej tyre, 7,622 pacientë janë shëruar.

Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 3,609.


Etiketa: , ,

Pas