Aktualitet

Koronavirusi në Maqedoninë e Veriut- 46 viktima dhe mbi 400 raste të reja














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:08 - 29/04/21 |
mapo.al

Maqedonia e Veriut të enjten ka regjistruar 46 persona të vdekur nga COVID-19 si dhe 433 të infektuar, ka bërë ditur Ministria e Shëndetësisë bazuar në testimin e 2.453 mostrave.





Ndërkohë që numri i të shëruarve sipas raportit është 641 që vazhdon tani dhjetë ditë me radhë të jetë më i lartë se numri i të infektuarve.


Sa i takon viktimave, 15 janë nga Shkupi të moshës mes 54 dhe 82 vjec. Nga tre viktima janë regjistruar në qytetet e Manastirit, Velesit, Kocanit dhe Shtipit, ndërsa nga dy dhe një të vdekur në 13 qytete tjera.





Deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë bërë mbi 700 mijë teste dhe mbi 151 mijë janë diagnostikuar me COVID-19, prej tyre mbi 132 mijë janë shëruar, rreth 15 mijë janë ende aktiv ndërsa 4.818 persona e kanë humbur jetën./REL/

Lexo edhe :  Koronavirusi - 130 të infektuar dhe 4 të vdekur në 24 orët e fundit


1



Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas