Aktualitet

Koronavirusi në Maqedoninë e Veriut/ 5 viktima dhe 102 raste të reja në 24 orë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:15 - 28/07/20 |
mapo.al

5 viktima dhe 102 raste të reja është bilanci i ditës së fundit nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut.


Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, zonat më të prekura janë sërish ato të Shkupit, Shtipit, Kumanovës, Gostivarit dhe Tetovës. Gjithashtu në 24 orët e fundit janë shëruar 99 persona nga koronavirusi.


Që nga nisja e pandemisë, numri i të prekurve nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 10.315, prej të cilëve afër 6 mijë janë shëruar, 471 kanë vdekur dhe mbi 4 mijë raste janë ende aktive.




Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas