Aktualitet

Koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, 62 raste të reja dhe 14 viktima në 24 orë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:19 - 16/05/21 |
mapo.al

Në 24 orët e fundit, Maqedonia e Veriut regjistroi 62 raste të reja nga 2,557 testime të kryera. Prej rasteve të reja, në Shkup janë regjistruar 33 raste, Gostivar dhe Strumicë 4, Prilep, Manastir, Kavadar, Ohër dhe Kërçovë 3, Kumanovë 2, Tetovë, Veles, Koçan dhe Kratovë 1.






Po ashtu, brenda ditës e kanë fituar betejën me sëmundjen 245 pacientë dhe 14 të tjerë kanë humbur jetën. Prej pacientëve që humbën jetën, gjashtë janë nga Shkupi, tre nga Tetova, dy nga Gostivari dhe nga një në Kumanovë, Kërçovë dhe Manastir.


Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar gjithsej 154,689, prej tyre 145,851 janë shëruar dhe 5,211 kanë humbur jetën. Aktualisht, raste aktive në vend janë 3,636.

1






Etiketa: , , , ,

Pas