Aktualitet

Koronavirusi në Maqedoninë e Veriut- Bien rastet, 34 viktima në 24 orë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:00 - 12/04/21 |
mapo.al

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, janë infektuar 193 persona.





Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 34 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv me COVID-19.


Prej rasteve pozitive njoftohet se në Shkup janë shënuar-110, Prilep – 16, Kavadar – 15, Kumanovë – 12, Shtip – 9, Tetovë – 7, Koçan dhe Kërçovë – nga 4, Veles – 3, Manastir, Strugë dhe Dibër – nga 2, Ohër, Strumicë, Negotinë, Gjevgjeli, Shën Nikollë, Valandovë dhe Makedonski Brod – nga 1 në secilin qytet.





Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 1.014 pacientë të shëruar.



Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 142.034, prej të cilëve 117.794 janë shëruar, ndërsa 4.262 kanë ndërruar jetë.

Lexo edhe :  Shifra të larta në Itali - Mbi 13 mijë të infektuar dhe 344 viktima në 24 orë

Numri i rasteve aktive deri sot (12 prill) është 19.978.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas