Aktualitet

Koronavirusi në Maqedoninë e Veriut/ Mickoski: Situata po del nga kontrolli





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:32 - 06/06/20 |
mapo.al

Lideri opozitar, Hristijan Mickoski thotë se situata me koronavirusin në Maqedoninë e Veriut po del jashtë kontrollit. Ai thotë se teza që virusi po dobësohet është e rrezikshme pasi nuk ka bazë shkencore.


Mickoski kërkon që zgjedhjet e parakohshme mos mbahen gjatë pandemisë pasi rrezikohet shëndeti i qytetarëve por LSDM shprehet e bindur se ato mbahen më 5 korrik.


”Teza që virusi dobësohet në veprimin e tij është e rrezikshme. Teza e tillë shkencore ende nuk është provuar. Edhe më i rrezikshëm është pretendimi se qeveria ka kontroll dhe i di vatrat. Numri i të infektuarve nuk e konfirmon këtë.


Kjo nuk është kokëfortësi politike por realitet i hidhur që paguhet me jetët e njerëzve. Nevojitet strategji e jo PR i qeverisë ku nuk japin përgjigje për pyetjet. Ndërsa katastrofa në shëndetësi reflektohet në ekonomi”- deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.’


LEXO EDHE: 

Maqedonia e Veriut/ 2 viktima dhe 125 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas