Në 24 orët e fundit Maqedonia e Veriut ka regjistruar 347 infeksione dhe 7 viktima.
Autoritetet fqinje njoftuan se rastet e reja vijnë nga 2383 testime, dhe pjesa më e madhe e tyre u identifikuan në Shkup.
168 pacientë e kanë mposhtur betejën me pandeminë, ndërsa mbi 6300 raste vijojnë të jenë aktive.
Që nga nisja e pandemisë, Maqedonia e Veriut ka regjistruar mbi 97 mijë infeksione me Covid-19, dhe 3010 viktima.