Aktualitet

Koronavirusi në Memaliaj, 57-vjeçari dyshohet se u infektua nga djali që erdhi nga Italia





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:03 - 10/07/20 |
mapo.al

Një rast i ri me COVID-19 është identifikuar në Memaliaj. Pozitiv me këtë virus ka rezultuar një 57-vjeçar, ndërsa dyshohet se ai është infektuar nga djali i tij që kishte ardhur pak ditë më parë nga Italia.


Burri, me profesion këpucar, vuan dhe nga disa sëmundje të tjera, ndërsa është izoluar në banesën e tij.


Kujtojmë se Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit u konfirmuan 90 raste të reja me COVID-19 në vendin tonë. Ndërsa situata paraqitet serioze me pacientë në terapi intensive, 81 të shtruar, 11 në terapi intensive, 5 të intubuar.




Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas