Aktualitet

Koronavirusi në SHBA/ 400 mijë të prekur dhe 12 857 të vdekur








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:23 - 08/04/20 |
mapo.al

Gjatë 24 orëve të fundit, 1,970 persona kanë gjetur vdekjen nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Numri total i viktimave ka arritur në 12,857.


Gjatë këtyre orëve janë shënuar edhe 33.331 raste të reja duke e çuar në 400.335 numrin total me Covid-19.


Nga të infektuarit, 9,169 pacientë janë në gjendje kritike ndërsa 21,561 persona janë shëruar plotësisht. Shteti më i prekur mbetet Nju Jorku me 731 vdekje gjatë orëve të fundit, duke e cuar totalin në 5,489.



SHBA vijon të regjistrojë çdo ditë shifra tronditëse. Në rang global, renditet në vendin e parë me shifrat më të larta të të infektuarve dhe në vendin e tretë pas Italisë dhe Spanjës për numrin e viktimave.


Franca gjithashtu ka regjistruar shifrën më të lartë të vdekjeve gjatë 24 orëve të fundit me 1,417 viktima.

Lexo edhe :  VOA: Situata e koronavirusit në Shqipëri jashtë kontrollit


Etiketa: ,

Pas