Në 24 orët e fundit në vendin tonë është regjistruar 1 viktimë nga COVID-19.
Fatkeqësisht e ka humbur betejën me koronavirusin, një 75 vjeçar nga Tirana.
Që prej fillimit të pandemisë 389 qytetarë kanë ndërruar jetë nga virusi i rrezikshëm.
Ndërkohë që nga 1085 testime të kryera ka patur 159 raste pozitive me koronavirus. Fatmirësisht 265 persona janë shëruar.
Në Spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 202 pacientë nga të cilët 23 janë në terapi intensive dhe 7 të intubuar.
Statistika (2 Tetor 2020)
Testime totale 90138
Raste pozitive 13965
Raste të shëruara 8342
Raste Aktive 5239
Humbje jete 389 (Qarku Tiranë 185, Durrës 46, Shkodër 41, Elbasan 27, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 11, Dibër 8, Vlorë 8, Gjirokastër 4, Berat 2).
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2638
Durrës 572
Shkodër 386
Elbasan 286
Lezhë 272
Korçë 237
Fier 230
Vlorë 187
Kukës 144
Berat 116
Dibër 98
Gjirokastër 68